Flet amerikani që këndon shqip (VIDEO)

Showbiz September 17, 2017 - 20:55

Marinsi amerikan Corey Banks, edhe pse ka vetëm 9 muaj në Kosovë, shumë këngë të këtushme i ka mësuar përmendësh.

Ai thotë se akoma nuk e ka takuar asnjë artist kosovar mirëpo, ai ka biseduar me ta përmes rrjeteve sociale.

Marinsi amerikan thotë se i preferuari i tij është Ledri Vula.

Duke mos dashur të zbuloj më shumë, Corey Banks, ka thënë për Klan Kosovën se me njërin prej reperëve është në bisedime që të sjellin një duet.