Lansohet klipi i këngës “No I Love Yous” nga Era dhe French Montana

Showbiz September 29, 2017 - 20:25

Pas shumë muajsh pritje, Era publikoi këngën e saj më të re, të cilën për dallim nga dy projektet e fundit, e sjell në duet.

Për këtë këngë, Era ka bashkëpunuar me reperin French Montana, ku pas lansimit të këngës në disa platforma, atë e solli edhe në Youtube me videoklip, shkruan lajmi.net.

Si çdo herë edhe kësaj radhe, Era vjen shumë e veçantë me një stil unik, në klipin të cilin e realizoi në SHBA.

Kujtojmë që projekt i fundit muzikor nga Era Istrefi ishte kënga “Redrum” me të cilën ka marrë afro 30 milionë klikime.