Gold Ag i kushton këngë Tropojës

Showbiz February 24, 2018 - 16:25

Gold Ag është një prej këngëtarëve më aktiv në industrinë muzikore shqiptare. Ai njihet për krijimtaritë muzikore që i kushtohen heronjve dhe trojeve shqiptare.

Reperi tash është duke punuar në një këngë të re, e cila është e të njëjtit karakter – patriotik. Kësaj radhe këngëtari ka vendosur t’i këndoj qytetit të Tropojës përmes heroit Tahir Sinanit.

Për këtë këngë, Goldi thotë se ka vendosur që ta sjell së bashku me këngëtarin e njohur shqiptar, Ismet Bexhetin.

“Së Shpejti. Tropojë e ke radhën te kënga e re e Tahir Siananit”, ka shkruar Gold Ag në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë vit i artistit që në të vërtetë quhet Arian Agushi. /Telegrafi/

 

 

Së shpejti ë

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on