A ka ndërruar jetë vërtet reperi amerikan? Kjo video e tij duke thënë ‘jam gjallë’ po i trondit të gjithë

Showbiz June 20, 2018 - 16:45
Shikojeni videon

Vdekja e XXXTentacion u kthye në ngjarjen më të përfolur.

Reperi 20-vjeçar XXXTentacion emri i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan paradite, kur dy burra të maskuar mbi një SUV me ngjyrë të errët e qëlluan për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa ai po hynte në makinën e tij.

Onfroy para se të qëllohej ishte futur në një video live në Instagram, ku u thoshte fansave që ta kujtonin nëse një ditë do vdiste.

Por akoma më shokuese është kjo video që po qarkullon pas vdekjes së tij. Në këtë video reperi dëgjohet të thotë: Jam gjallë.

“Të gjithë duhet të qetësoheni. Askush nuk tha unë kam vdekur. Qetësohuni. Më duhej të nxitoja dhe të postoja, kështu ju nuk do të mendonit se kam vdekur. Nuk dua që ndonjë nga fansat e mi të vrasë veten”. “Nuk kam vdekur”, përfundon ai.

Dyshimet mbi vdekjen e tij lindën që mbrëmjen e kaluar ku renditeshin disa arsye: në videon që u publikua ku ai shfaqej i vdekur brenda makinës, kishte pantallona ngjyrë tjetër nga ato që mbante pak minuta para se të vdiste kur ndodhej në dyqan.

Si dhe tatuazhet në kokë (në pjesën e ballit) nuk i dukeshin më në video.

Megjithatë këto janë disa teori të cilat mbeten thjeshtë hamendësime pasi vdekja e tij ka ngjallur goxha reagime.