Arrestohet vrasësi i reperit XXXTentacion – (Foto)

Showbiz June 21, 2018 - 17:15

Personi i dyshuar për vrasjen e reperit të njohur XXXTentacion, është nën arrestin e policisë, transmeton Zeri.info. Sipas mediave amerikane, i dyshuari për këtë vrasje është 22-vjeçari Dedrick D. Williams, i cili tani ndodhet në paraburgim.

Image

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe e ëma e reperit, e cila gjatë mbajtjes së një komemoracioni me adhuruesit e tij, ka deklaruar se është informuar nga policia për arrestimin e vrasësit të djalit të tij.

XXXTentacion ishte qëlluar me armë derisa po largohej nga një dyqan motoçikletash në Floridën Jugore. Derisa po largohej nga aty, një person i armatosur, që tani besohet të jetë Williams, i ishte afruar veturës së tij dhe e kishte qëlluar në kokë.

Williams nuk është i panjohur për policinë, pasi ai momentalisht ishte në lirim me kusht për shkak të një plaçkitjeje. Besohet se edhe një person tjetër ka qenë i përfshirë në këtë vrasje dhe policia është në kërkim të tij./ZERI