Rita Ora përballet me Dua Lipen në VMA

Showbiz July 17, 2018 - 11:50
Lexo për më shumë detaje

Eventi i VMA  ka vendosur të përballë dy këngëtaret shqiptare.

Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat  kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar, do të përballen me njëra tjetrën në nominim, përcjell “Zeri.info”

Sipas supozimeve mendohet se yjet e muzikës thuhet se nuk kanë raporte miqësie me njëra-tjetrën.

Ato janë  të nominuar në kategorinë ‘Best Dance’ në VMA dhe janë kundërshtare me njëra-tjetrën,trasnmeton “Zeri.info”

Dua është nominuar me këngën ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris ndërsa Rita me këngën ‘Lonely Together’ në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii, vazhdon më tutje “Zeri.info”

 Poashtu Dua Lipa është nominuar në tre kategori ndërsa Rita Ora në dy kategori, mbetet të shihen reagimet e dy këngetareve me origjinë shqiptare, të cilat janë mjaft të para pelqyra për  publikun shqiptar dhe kanë mbajtur koncerte me mijëra adhurues nga e gjithë trevat shqiptare/ZERI/.