Era Istrefi publikon videokilpin e këngës 'Prisioner'

Showbiz July 17, 2018 - 18:16
Lexo detajet

Ylli nga Kosova, këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi ka lansuar videoklipin më të ri të këngës së saj të publikuar para disa ditëve, shkruan “Zëri.info”.

Promovimin e klipit më të ri e ka bërë vetë këngëtarja Era në rrjetet sociale, mirëpo edhe uebfaqja e famshme botërore “Just Jared”, në të cilën shkruan se ata janë duke i bërë premierë ekskluzive këtij projekti.

Kënga e këtij klipi është publikuar në muajin qershor.

Kjo këngë ka tinguj reggae si dhe xhirimet e klipit janë bërë në Xhamajka.

Kujtojmë, se njëri prej projekteve të suksesshme të Erës ishe ishte edhe kënga e himnit të botërorit “Live It Up” së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith. /Zëri