Ledri nuk ishte vetëm në dasmën e Gjikos e Elitës, atë e ka shoqëruar e dashura

Showbiz September 23, 2018 - 08:53
Kjo është e dashura e tij

Është njëri ndër këngëtarët më të përfolur në mediat rozë si për dashurinë e madhe që kanë fanset për të por edhe për lidhjet e tij të shumta, shkruan “Zëri.info”.

Bëhet fjalë për këngëtarin Ledri Vula i cili kudo që shkon bën bujë dhe bie në qendër të vëmendjes.

Kohëve të fundit ai është përfolur për një lidhje të mundshme me Sara Hoxhën por që asnjëherë nuk e ka bërë publike një gjë të tillë ndonëse shihen të shkojnë bashkë në evenimente të ndryshme.

Një gjë të tillë e kanë bërë së fundmi, ku dyshja kanë marrë pjesë në dasmën e këngëtarit Asdren Gjikolli- Gjikos dhe moderatores Elita Rudi.

Edhe pse Ledri dhe Sara nuk kanë postuar fotografi së bashku nga dasma ka qenë grimerja Sellma Kasumoviq ajo e cila me ndjekësit ka ndarë një fotografi me bukuroshen Sara.

Siç duket Ledri as në dasmën e shokut të tij nuk ka qenë i vetëm. /ZËRI

Image