Përmes seksit deri te rolet e filmit

Përmes seksit deri te rolet e filmit

Showbiz March 19, 2019 - 13:46
Lexo Detajet

Aktorja britanike Charlotte Kirk, e cila suksesin e saj e ka arritur me rolet në filmat hit si "Vice" dhe "Ocean 8”, e ka pranuar se deri te këto role filmike, ka ardhur përmes seksit, shkruan zeri.info.

Kur ishte vetëm 21-vjeçe, Charlotte kishte komunikuar përmes mesazheve me James Paker, ndërmarrës dhe ish i dashuri i këngëtares Mariah Carey, ndërsa mesazhet e tyre tani janë publikuar në tabloidin ‘Daily Mail’, në kuadër të një hetimi.

“Eja menjëherë në hotelin ‘Bel Air’. Kam rastin jetësor për ty dhe kurrë nuk do të mund të më kompensohesh për këtë. Do të të njoftoj me njeriun më të rëndësishëm që mund ta njoftosh ndonjëherë”, i kishte shkruar atëherë James.

Charlotte ishte përgjigjur pozitivisht në këtë ftesë, ndërsa në hotel e kishte pritur Kevin Tsuihara, shefi i studios më të njohur kinematografike, ‘Warner Bros’, me të cilin në hotel kishte kaluar më shumë se dy orë. Me këtë ajo kishte siguruar rolet në disa prej filmave që ka xhiruar, por insiston se edhe pse ka bërë disa herë seks me të, ajo nuk ka qenë e detyruar por këtë e ka bërë me dëshirë.

Ajo nuk ka dashur të tregoj saktësisht se sa herë ka bërë seks me këtë njeriu dhe se ku janë takuar, por e ka pranuar se pikërisht seksi me të i ka siguruar disa prej roleve në disa filma hit.

Tsuihara momentalisht është në shënjestër të hetimit për shkak të skandalit në fjalë, për çka publikisht është dashur t’u kërkoj falje të gjithë të punësuarve, industrisë së filmit dhe bashkëshortes së tij./Zeri/

Image

Image