Fero pyetet për rastin e Loredanës dhe për muzikën e Mozzikut, Getinjos dhe Kidës

Fero pyetet për rastin e Loredanës dhe për muzikën e Mozzikut, Getinjos dhe Kidës

Showbiz May 19, 2019 - 18:07
Lexoni detajet e fundit

Lajmi i arrestimit të reperes kosovare Loredana Zefi, dy javë më parë nga policia në Zvicër, me akuzën e vjedhjes së parave ndaj një çifti zviceran, rrëmbeu vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar.

I ftuar në ‘E Diell’, Fero është pyetur se çfarë opinioni ka ai për këtë lajm duke pasur parasysh se partneri i Loredanës, Mozzik dhe vëllai i tij, Getinjo dikur kanë qenë pjesë e labelit “On Records”.

“Duke qenë se jam pjesë e shoubizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjejë rrugën e vet”, ka deklaruar ai.

Të njëjtën diplomaci Fero përdori edhe te pyetja e radhës nëse e dëgjonte muzikën e ish-pjesëtareve të këtij labeli, transmeton Top Channel.

“Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë, si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Fero së bashku me producentin e njohur Zapp publikuan ditë më parë klipin e tyre më të fundit “MOMO”.