Vogëlushi në foto, sot një ndër reperët më të pëlqyer të estradës

Vogëlushi në foto, sot një ndër reperët më të pëlqyer të estradës

Showbiz September 21, 2019 - 10:55
Lajmet e fundit nga showbizi

Në moshë fare te rë ai ia ka dalë të depërtojë suksesshëm në tregun muzikor shqiptar duke marrë vëmendje me projektet e tij por edhe me atë se çfarë përfaqëson në përgjithësi.

Fjala është për reperin Fero, i shumëpërfolur kohëve të fundit për zhvillimet në karrierë pas daljes si artist i pavarur, proces i cili u shoqërua me polemika dhe përplasje në distancë mes tij dhe ish-kompanisë që e menaxhonte.

E këto kohë, teksa po reflekton dhe po bëhet gati për një rikthim të fuqishëm në forca të veta, reperi duket të ketë pasur hapësirë që të kthehet prapa, kur ishte vetëm një djalë i vogël me ëndrra të mëdha.

Ai ka postuar një fotografi të fëmijërisë së tij nën mbishkrimin: ‘Throwback’.

Siç e ka cekur në vazhdimësi nëpër intervista, Fero që prej i vogël synimet i ka pasur të qarta dhe karriera në muzikën që bën sot, ka qenë gjithmonë prioriteti numër një i tij, për të cilin ka ëndërruar e punuar ditë e natë.

Image