Labi kërkon ta rikthej pasaportën e tij, thotë se duhet të takohet me biznesmenë jashtë vendit

Labi kërkon ta rikthej pasaportën e tij, thotë se duhet të takohet me biznesmenë jashtë vendit

Showbiz January 27, 2020 - 20:56

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili po ashtu është edhe këngëtar i mirënjohur kosovarë i njohur si Labi, ka bërë një kërkesë për qytetarët e Kosovës.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook u ka kërkuar mendim qytetarëve të vendit në lidhje me pasaportën e tij të cilën dikur e kishte dorëzuar dhe kishte premtuar se nuk do ta përdorte atë deri sa të liberalizohet vendi.

Tahiri thotë se që nga ajo kohë ka qëndruar i izoluar në Kosovë, ashtu siç janë edhe qytetarët tanë. Por sipas tij tani i duhet atij të udhëtoj jashtë vendit për të takuar biznese të ndryshme të cilat operojnë jashtë Kosovës për të mbushur Fondacionin e tij në mënyrë që t’i dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kanë sëmundje të ndryshme.

Ky është shkrimi i tij i plotë, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për të votuar se a duhet ta rikthej apo jo pasaportën e tij për të udhëtuar jashtë vendit:

QYTETARË KËRKESË PËR JU!

Siq kanë pritur qytetarêt shpresë,po shihet që nuk ka!

Sa isha deputet, nuk udhëtova jashtë vendit sepse (izolova veten dhe familjen)!

Unë duhet te kem takime me biznese të ndryshme atje për ta mbushur Fondacionin Labinot Tahiri, sepse dikush duhet të ju dalë në ndihmë të SËMURËVE dhe duhet të punojë edhe unë për familjen time!

Këtu e keni vendin për të votuar dhe ashtu si të votoni, për me i marrë pasaportat, apo mos me i marrë unë do veproj.

Me ju, Labi-FKSH

Image