'Sadna' viziton Shqipërinë (Foto)

Showbiz February 12, 2016 - 22:33

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë të dëshpëruarit e serialit “Bidai”.

Lotët e shikuesve shqiptarë pas vdekjes së “Sadnës” në serial kanë arritur deri te aktorja, e cila luan këtë rol, Sara Khan, transmeton Telegrafi.

Aktorja e njohur indiane përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar të gjithë shikuesit shqiptar se ajo do të vizitojë Shqipërinë.

“Ju falenderoj për dashurinë dhe vlerësimin. Mezi pres të vij. Jam shumë e lumtur,” ka shkruar ajo në Instagram.

Seriali indian “Bidai” është ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri.
 

Image