Trajneri i Stoke City ka disa fjalë për Shaqirin pas supergolit që shënoi (Video)

Sport August 13, 2016 - 23:21

Mark Hughes ka lavdëruara Xherdan Shaqirin për golin e bukur që shënoi ndaj Middlesbrough, gol që ia siguroi skuadrës së tij një pikë në ndeshjen e parë në Premierligë

Stoke City e nisi me barazim sezonin e ri, duke ndarë pikët me ekipin e promovuar në Premierligë, Middlesbrough.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Shaqiri, i cili ia siguroi pikën e parë Stoke Cityt në Premierligë, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, që nuk ka mbetur pa u lavdëruar edhe nga trajneri, Mark Hughes.

“Shaqiri shënoi një gol të bukur. Zakonisht goditje të tilla është vështirë të mbrohen nga portierët pasi ruajnë këndin e kundërt. Ishte një gol shumë i bukur”, tha Mark Hughes pas ndeshjes. /Express/