Rikja e dashuruar, a është i dashuri i saj futbollist në Kombëtare?

Sport August 14, 2016 - 20:55

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roci, vazhdon të jetë aktive dhe e dashur për mediat. Së bashku me miken e saj, Ana Oksa, bënë bujë në Europian ku u vlerësuan si fanset më seksi.

një intervistë, Rike Roci rrëfen të vërtetat në lidhje me futbollistët e Kombëtares, si dhe kritikon disi opinionin shqiptar.

“Nuk e prisja që do të bënim aq bujë në media. Më çudit fakti që si në Itali dhe në shtetet e tjera kemi marrë vetëm komente pozitive, ndërsa nga shqiptarët kemi marrë si komplimente dhe ofendime.

Ky është paradoksi me mentalitetin tonë”, u shpreh modelja shqiptare, e cila banon në Itali dhe njihet si tifoze e Milanit.

Në fund, Rike Roci pohon edhe faktin që s’ka relatat me lojtarët e Kombëtares shqiptare, aq më tepër të ketë të dashur. Roçi pranon që është e dashuruar, por “princi” i saj dëshiron të qëndrojë enigmë.