Pritje madhështore për kampionen olimpike edhe në vendlindje (VIDEO)

Sport August 14, 2016 - 22:11

Kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi sapo ka arritur në qytetin e saj të lindjes, në Pejë.

Mijëra bashkëvendës të Majlindës kishin dalë në sheshin kryesor të Pejës që ta presin atë.

Majlinda është pritur si një heroinë e vërtetë në qytetin e lindjes, pas pritjes madhështore që iu bë edhe në Prishtinë.

Majlinda së bashku me Nora Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kuka janë pritur nga kryetari i komunës  Gazmend Muhaxheri.

“Zëri”, ju sjell pamje ekskluzive nga pritja në Pejë.