Ancelotti e nis me trofe aventurën te Bayern Munich (Video)

Sport August 14, 2016 - 22:31

Carlo Ancelotti e ka nisur me trofe aventurën te Bayern Munichu

Bayern Munichu ka fituar Superkupën e Gjermanisë pas katër viteve, pasi mposhti ne finale Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër rasteve të shumta dhe spektaklit që dhuruan dyja skuadrat në ndeshjen që u zhvillua në ‘Sigal Iduna Park’.

Me të filluar pjesa e dytë, atë që nuk arriti ta bëjë në fund të pjesës së parë Arturo Vidal, e bëri në pjesën e dytë. Ish mesfushori i Juventusi shënoi për 1:0 në minutën e 58’të.

Ky rezultat disi motivoi ekipin e Ancelottit që më pas shënuan edhe golin e qetësisë, që doli të ishte ai përfundimtar i ndeshjes.

Thomas Mueller vulosi triumfin e Bayernit në minutën e 79’të, i cili shënoi për 2:0, duke fituar Superkupën e Gjermanisë pas katër viteve, derisa Ancelotti e nisi me trofe aventurën e tij te Bayern Munichu. /Express/