'Krenaria e Pejës', nderohen Kelmendi e Kuka (FOTO)

Sport August 14, 2016 - 22:43

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka janë nderuar me titullin “Krenaria e Pejës”

Pas pritjes madhështore që iu bë në Prishtinë, e arta e Kosovës u nis drejt Pejës ku edhe atje i është bërë një pritje spektakolare.

Me këtë rast, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nderuar Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kuka me titullin “Krenaria e Pejës”, për suksesin e treguar në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

LEXO EDHE: Pritje madhështore për kampionen olimpike edhe në vendlindje (VIDEO)

Kryetari i Pejës i pritur me shumë fishkëllima nga pejanët ia ka dhuruar asaj titullin “Krenaria e Pejës”, ndërsa Kukës titullin ia dhuroi ministri Kujtim Shala, ku edhe përfundoi ceremonia e organizuar në qendër të Pejës.

Kujtojmë se Majlinda në konferencën për media në aeroportin Adem Jashari, tha se nuk e ka ndërmend të pensionohet pas shumë sukseseve të arritura në karrierë.

E arta e Kosovës premtoi se në të ardhmen do të sjellë edhe shumë medalje në vendlindjen e saj. /Express/

Image
Image
Image
Image