Thaçi: Rikthimi i Majlindës është shpresë dhe motiv për ëndrrat e të rinjve

Sport August 14, 2016 - 22:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar rikthimin e kampiones Majlinda Kelmendit në Kosovë pas lojërave Olimpike, Rio 2016.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook, rikthimin e saj e sheh si “rikthim të shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë”.


Postimi i potë i Thaçit: 

Majlinda shkoi në Rio si kampione, e sonte u kthy në atdhe si një ndër yjet më të popullarizuara Olimpike. Majlinda erdhi e artë.

Rikthimi i saj në Kosovë është rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë që të vazhdojnë ëndërrat e tyre.