Gent – Shkëndija, mbyllet kështu pjesa e parë

Sport August 18, 2016 - 21:18

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Gentit dhe Shkëndijës, e vlefshme për Play-Offin e Europa League.

Skuadra tetovare ka kaluar në avantazh në minutën e nëntë përmes Besart Ibraimit, i cili shënoi gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë.

Mirëpo, vendësit e barazuan rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me golin e shënuar nga Thomas Matton. /Zëri/