Blerim Destani mbështillet me flamurin kuq e zi, në përkrahje të Shkëndijës

Sport August 18, 2016 - 21:37

Blerim Destani është një tifoz i madh i Shkëndijës së Tetovës. Aktori shqiptar ka shkuar për ta mbështetur ekipin e zemrës edhe në Belgjikë, shkruan Zëri.

Blerimi, i cili është i biri i pronarit të klubit tetovar, Lazim Destani, e ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet i mbështjellë me flamurin kuq e zi.

“Suksese Shkëndija”, ka shkruar Destani, i cili po e shikon ndeshjen në stadiumin “Ghelamco Stadion Kaa Gent”. /Zëri/