Shkëndija pëson në fund

Sport August 18, 2016 - 22:24

Shkëndija ka pësuar gol në minutën e fundit të ndeshjes, duke humbur 2:1 nga Genti, në një ndeshje ku luajti mjaft mirë.

Skuadra tetovare ka shënuar e para në minutën e nëntë përmes Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen e parë të Play-Offit të Europa League, por vendësit e kanë barazuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me Thomas Matton.

Ndërkaq, golin e dytë, belgët e kanë realizuar në minutën e 90-të me Kalifa Coulibaly. Shkëndija do ta kërkojë kualifikimit në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Shkup. /Zëri/