Kosovare Asllani në finale të Lojërave Olimpike merr flamurin e Kosovës (FOTO)

Sport August 18, 2016 - 23:23

Kosovare Asllani ia shpreh dashurinë Kosovës nga Rio i largët.

Futbollistja kosovare ka postuar një foto shumë të bukur në Instagram, duke treguar një ide të jashtëzakonshme.

Ajo do ta ketë me vete flamurin e Kosovës në finalen që nesër Suedia e zhvillon në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

“Fillova të shkruaj një postim emocionues për Kosovën, familjen time dhe Suedinë por në fund e fshiva dhe në vend të kësaj dua të shkruaj diçka shumë të qartë dhe të thjeshtë. Këtë flamur do ta kem me vete nesër në finalen e Olimpiadës. E dua Suedinë. E dua Kosovën. Të dy vendet i kam në zemër”, ka shkruar Asllani.

Në finalen e madhe, Suedia ballafaqohet nesër me Gjermaninë.

Image