Pique dhe Alba vunë bast kaq para nëse Bravo do të priste penalltinë, por kush fitoi? (VIDEO)

Sport August 19, 2016 - 22:10

Barcelona e ka fituar titullin e parë këtë edicion, duke fituar Superkupën e Spanjës.

Katalanët në ndeshjen e dytë mundën 3:0 Sevillan në Camp Nou, ndërsa ndeshjen e parë e fituan 0:2 në udhëtim.

Në Camp Nou, portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, arriti të presë edhe një penallti.

Derisa Bravo përgatitej për penalltinë, në bankën e rezervistëve Gerard Pique dhe Jordi Alba, vënin baste nëse portieri i tyre do të arrinte të ndalte penalltinë, shkruan Lajmi.net.

Alba ishte i sigurt që Bravo do të pres penalltinë, dhe vuri bast 20 euro me Piquen.