Bayern Munich mposht Jenan, kalon në fazën e dytë të Kupës së Gjermanisë (Video)

Sport August 19, 2016 - 22:50

Bayern Munich ka kaluar në fazën e dytë të Kupës së Gjermanisë pasi ka mposhtur Carl Zeiss Jena me rezultat të thellë 5-0.

Nuk iu desh shumë ekipit bavarez për të kaluar në epërsi kur Lewandowski shënoi në minutën e 3’ të ndeshjes, shkruan Express.

Lewandowski shënoi edhe dy herë tjera në minutën 34’ dhe 43’, respektivisht.

Epërsinë në 4 me zero e ngriti Arturo Vital, para se i sapo transferuari në Bayern, Mats Hummels të shënoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 77.

Me këtë fitore Bayern kalon në fazën e dytë të kupës gjermane.