Manchester United fiton ndaj Southamptonin, shkëlqen Ibra (Video)

Sport August 19, 2016 - 23:17

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Southampton në kuadër të gjiros së dytë në Premier League.

Kjo është fitorja e dytë më dy lojë për United e cila ia mundëson qëndrimin në vendin e parë të paktën deri në përfundimin e të gjitha ndeshjeve të gjiros së dytë, shkruan Express.

Suedezi Zlatan Ibrahimovic shënoi të dy gola për t’ia siguruar fitorën e radhës ekipit të Mourihnos, të parin në minutën e 36’ dhe të dytin në minutën e 54’ nga pika e bardhë.

Vlen të ceket se Paul Pogba ka luajtur tërë ndeshjen pas transferimit rekord nga Juventus.