Xhemailit iu deshën pak minuta për të bërë asistim perfekt në fitoren minimale te Bolognas (VIDEO)

Sport August 21, 2016 - 23:09

Blerim Xhemaili ka realizuar debutim për t’u mbajtur mend te skuadra e tij e re, Bologna.

Mesfushori shqiptar iu kanë dashur pak minuta në fushë për të bërë asistim, në golin që ia solli tre pikë Bolognas në fitoren 1:0 ndaj Crotono.

Xhemaili hyri në lojë në minutën e 79’, ndërsa në minutën e 86’ “vodhi” një top në mesfushë për të asistuar te Destro i cili edhe shënoi gol të rëndësishëm për Bolognan, shkruan Lajmi.net.