FFK përgënjeshtron përzgjedhësin e Norvegjisë, vëllezërit Berisha pranë Kosovës (Foto)

Sport August 22, 2016 - 19:50

Vëllezërit veton dhe Valon Berisha janë shumë pranë pranimit të ftesës së Kombëtares së Kosovës

Përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo ka thënë se vëllezërit Veton dhe Valon Berisha kanë refuzuar Kosovën,

Por, shumë shpejtë ka ardhur përgjigja e menaxherit të Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili ka thënë se vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës.

“Deklaratat e trajnerit të Norvegjisë se Valon dhe Veton Berisha janë përcaktuar për të luajtur për Norvegjinë, nuk janë aspak të vërteta. Dy vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës. Ata sot kanë pasur kontaktet e radhës me përzgjedhësin Albert Bunjaku dhe tashmë mbetën vetëm bisedat e fundit me familjen e tyre para se të marrin vendimin definitive!

Pavarësisht se janë në listën e Norvegjisë, ata nuk kanë marrë akoma vendimin definitive, e nesërmja është dita vendimtare për vendimin e tyre!!! KOSOVA2018!!!”, ka shkruar Shala në Facebook. 

Kujtojmë se Kosovës deri me tani i kanë thënë Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Sunan Bytyqi dhe Amir Rrahmani, ndërsa janë në pritje edhe të emrave tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.  /Express/

Image