Brenda shtëpisë së Xherdan Shaqirit: Shikoni ku e mban flamurin kuqezi (VIDEO)

Sport August 23, 2016 - 18:51

Xherdan Shaqiri ka qenë i mysafiri i radhës i emisionit “Gülsha folgt dir”.

Gulesha i ka bërë një vizitë në shtëpi yllit të Stoke City, ku shoqërohej edhe nga vëllai i tij, Erdini.

Teksa Shaqiri po i tregonte shtëpinë mysafires, ai zbuloi se në shtëpi mban një flamur kombëtar shqiptar, përcjell Lajmi.net.

Kur Shaqiri i hap dollapin e gardërobës së tij Guleshas, vërehet se futbollisti nga Gjilani, mban në shtëpi flamurin kuqezi.

Këtë moment mund ta ndiqeni në videon e mëposhtme tek minuta e 17:00.