Roma eliminohet nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Sport August 23, 2016 - 22:56
Roma është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Giallorosët janë mposhtur në stadiumin ‘Olimpico’ me rezultat 0:3 nga Porto, në ndeshjen e kthimit të fazës së play-offit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar 1:1.

Roma këtë ndeshje e përfundoi me nëntë futbollistë, pas ndëshkimit me karton të kuq të De Rossit dhe Emersonit.

Për Porton golat i shënuan Monteiro, Layun, Corona.