Balotelli zgjedh klubin e ri, është një befasi (FOTO)

Sport August 24, 2016 - 15:05

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli dëshiron të transferohet në Manchester United, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Balotelli, 26-vjeç, është njoftuar nga menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp se nuk zë vend në planet e tij dhe duhet të gjejë një klub të ri gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Dhe, menaxheri i tij, Mino Raiola e ka ofruar Balotellin tek ish trajnerin e tij nga Inter, Jose Mourinho, tani menaxher i Manchester Unitedit. Balotelli së fundmi u takua me Mourinhon në kërkim të një klubi të ri, por portugezi nuk i ka propozuar transferimin në Old Trafford.

Balotelli nuk e ka të lehtë të gjejë një ekip të ri dhe së fundmi është refuzuar nga disa klube nga Serie A.

Kurse, Bologna është një prej klubeve që ende beson në kualitetet e tij dhe ka shprehur gatishmëri për huazimin e tij nga Liverpool. 

Image