Hajvalia njoftohet me humbjen

Sport August 25, 2016 - 22:01

Në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve për femra, skuadra kosovare Hajvalia, e cila ka debutuar në këtë garë, ka pësuar humbje ndaj skuadrës qipriote Apollon me rezultat 1:0.

Skuadra e drejtuar nga trajnerin Emin Bajrami, në pjesën e parë luajti pa gola 0:0 dhe kishte mundësi të mira shënimit të cilat nuk arriti t’i konkretizonte.

Në pjesën e dytë vasha kosovare nuk u dorëzuan duke treguar lojë jashtëzakonisht të mirë.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt fundit me rezultat të barabartë Hajvalia, pësoj një gol në minutat e fundit atë të 89-të me anë të Paige Nielsen, që i dha skuadrës së tij epërsinë prej 1:0, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Pas kësaj humbje skuadra kosovare zvogëlon edhe më shumë gjasat për të kaluar tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Hajvalia tre ditë më parë barazoi me PAOK-un e Greqisë 1:1.

Skuadra kosovare është në grupin 1 me Apollon nga Qipro, PAOK nga Greqia dhe KI Klaksvik nga Ishujt Faroe. Në e fundit të grupit skuadra e drejtuar nga trajneri Emin Bajrami do të takohet me  KI Klaksvik.