Ismet Munishi e zbulon lojtarin e radhës që do t’i thotë “PO” Kosovës (FOTO)

Sport August 26, 2016 - 19:26
Trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi ka zbuluar emrin e futbollistit të ardhshëm që do të luajë për Kosovën.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili luan në Kroaci për Hajduk Split.

Këtë konfirmim Munishi e dha pak më herët në një emision të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), shkruan Sportali, përcjell Lajmi.net.

Vlen të theksohet se Ismajli është produkt i akademisë së 2 Korrikut, klub nga i cili është transferuar në Kroaci.

Image