EKSKLUZIVE: Liridon Latifi transferohet tek Rostov, rusët paguan 1 milion Euro

Sport August 26, 2016 - 21:57

Pritet vetëm zyrtarizimi. Liridon Latifi do të vazhdojë karrierën në Rusi tek Rostov, skuadra që garon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Burime të Gazetës Olle pranë lojtarit, bëjnë të ditur se sulmuesi kosovar i Skënderbeut, 99 për qind do të transferohet në Rostov, pasi tashmë është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit, dhe vetëm pritet zytarizimi.

Madje, Olle mëson edhe shumën e transferimit, ku nuk mungon fjala ‘milion’.

Klubi rus do të paguajë për të 1 milion Euro, të cilat do të shkojnë tek Skënderbeu si dëmshpërblim, derisa për tri vjet kontratë, Latifi do të përfitojë 1.5 milionë euro.

Kështu, mesfushori sulmues i U-21 të Shqipërisë, që javë më parë shkëlqeu ndaj Italisë U21, bëhet njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë të transefruar nga kampionati shqiptar në një ligë të huaj.

Ai në janar të 2015-ës u transferua nga Prishtina tek Skënderbeu, ku shkëlqeu si në Superiligën shqiptare, ashtue dhe në takimet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës, edicionin e kaluar.

Rostov ndodhet në grupin D të ‘Championsit’, bashkë me Bayern Munichun, Atletico Madridin e PSV-n. Pas pak javëve mund ta shohim 21-vjeçarin nga Prishtina kundër Bayernit. /Olle