Barcelona fiton derbin përballë Bilbaos (Video)

Sport August 28, 2016 - 22:10

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë kundër Athletic Bilbaos me rezultat 1:0

Kampioni i Spanjës, Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të La Ligas, pasi ka mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Ivan Rakitic në minutën e 21’të.

Barcelona pas kësaj fitoreje kthehet në krye të La Ligas, me pikë të barabarta me Las Palmas dhe Real Madrid. /Express/