Zvicra injoron keq Granit Xhakën (Foto)

Sport August 29, 2016 - 22:27

Edhe përkundër se kishte një sezon fantastik, Granit Xhaka nuk ka arritur që të shpallet më i miri në Zvicër

Federata e Futbollit të Zvicrës ka ndarë çmimet për laureatët e vitit në futbollin zviceran.

Krahas shumë çmimeve, u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të Zvicrës. Në garë ishin dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Valon Behrami si dhe zvicerani Yann Sommer.

Më i miri i Zvicrës u zgjodh portieri i Monchengladbach, Yann Sommer, që për shumë media po konsiderohet si befasi, pasi Granit Xhaka kishte një ndër sezonet më të mira në karrierë.

Ai fillimisht mori shiritin e kapitenit te Monchengladbach, derisa më pas u transferua në Premierligë te Arsenali për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse në Bundesliga dhe me Zvicrën.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Granit Xhakën para ndeshjeve kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’. /Express/

Image
Image