Përfundon gjithçka, Joe Hart transferohet në Serie A

Sport August 29, 2016 - 23:25

Joe Hart do të zyrtarizohet të martën si portier i ri i Torinos

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është huazuar në Torino, kështu shkruajnë mediat italiane.

Sipas Tuttosport, tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe se agjenti i lojtarit ka thënë se Manchester City ka dhënë dritën e gjelbër që Hart të huazohet për një vit në Torino.

Në anën tjetër, “Sky Sports”, raporton se edhe Federata Angleze ka konfirmuar se lojtarit i është dhënë leja për t’u larguar nga kampi i kombëtares në ushtrimet që po bën para ndeshjeve miqësore dhe kualifikuese për Botërorin “2018”, për t’i kryer testet mjekësore te skuadra italiane. /Express/