“Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, në Granitin nuk kam dyshuar kurrë”

Sport August 29, 2016 - 23:39

Një ditë pas pretendimeve në disa media kosovare se shqiptarët që luajnë në Zvicër u penguan nga FIFA për të kaluar drejt përfaqësueses së Kosovës, trajneri Vladimir Petkoviq shprehet se askush prej tyre nuk u detyrua që të qëndronte te Zvicra.

Petkoviq thotë se ishte i sigurte për qëndrimin e Valon Behramit dhe Granit Xhakës dhe se lojtarët e kishin bërë me kohë zgjedhjen e tyre.

Ndërsa për Shaqirin, ai thekson se do të mungojnë në sfidën ndaj Portugalisë më 6 shtator për shkak të dëmtimit.

“Në ditën e sotme, Valon Behrami ka zgjatur karrierën e tij ndërkombëtare pa e detyruar askush që ta bëjë një gjë të tillë. Valoni “jeton”: për këtë kombëtare të Zvicrës. Unë nuk kam dyshuar kurrë te përkushtimi i tij, njëlloj si te ai i Granit Xhakës”, ka thënë ai për median zvicerane “20min.ch”, shkruan panoramasport.