FIFA gëzon Kosovën

Sport September 02, 2016 - 20:03

Federata e Futbollit Ndërkombëtar (FIFA) i ka dhënë leje Vedat Muriqit për të luajtur që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Muriqi, sulmues që luan për skuadrën e Genclerbirigi, tani mund të luajë për Kosovën në ndeshjen e parë kualifikuese në histori të vendit, pra më 5 shtator kundër Finlandës.

Muriqi ka kaluar nëpër grup-moshat e Kombëtares së Shqipërisë, por pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vendosur ta përfaqësojë këtë të fundit, për të cilën edhe ka marrë aprovimin e FIFA’s./Gazeta Express/