Kosova mposhtet nga Ukraina

Sport September 03, 2016 - 21:56

Kosova është mposhtur nga Ukraina në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”.

Ndeshja që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë përfundoi me rezultat 70:63 në të mirë të mysafirëve, transmeton Express.

Kjo është humbja e dytë rresht e Kosovës në eliminatoret për "Eurobasket 2017"

Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë ndaj Bullgarisë, në Sofje më 7 shtator