Kështu u nokautua sonte shqiptari Ilir Latifi (VIDEO)

Sport September 03, 2016 - 22:32

Ilir Latifi nuk ia doli dot. Sportisti i sporteve luftarake nga Kosova është mposhtur nga Ryan Bader në UFC, shkruan Zëri.

Dhe, siç shihet në videon e mëposhtme, sportisti kosovar që e përfaqëson Suedinë, ka përfunduar në dysheme duke u nokautuar nga kundërshtari.

Me këtë rast, gjyqtari e ndërpreu menjëherë meçin, të cilin e fitoi kundërshtari i fuqishëm i Larifit, Bader. /Zëri/