Fitore e madhe e Besës

Sport September 03, 2016 - 22:44

Besa Famiglia e ka nisur mjaft mirë eksperiencën evropiane. Skuadra pejane ia ka dalë ta mposht skuadrën nga Çekia, Dukla Praga me rezultat 35:31, në ndeshjen e vlefshme për EHF Cup, shkruan Zëri.

Pejanët ishin më të mirë dhe ia dolën që pjesën e parë ta mbyllnin me katër gola dallim, 19:15, ndërsa me epërsi identike e mbyllën edhe krejt ndeshjen, duke e krijuar sadopak një avantazh para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Pragë.

Pejanët do ta kërkojnë kalimin në rrethin e dytë të këtij evenimenti. Ante Kukrika me 10 gola, i ndihmuar nga Njec Poklar me 7 sosh, si dhe 6 golat e Goran Biljakas, e ndihmuar ekipin bardh e kuq që ta fitojë këtë ndeshje.

Kurse, tek çekët u dalluan Kotrc (9) gola e Svitak (6). /Zëri/