Nxehet situata mes Çiljetës dhe Alban Hoxhës, ja bëma e fundit (FOTO)

Sport September 03, 2016 - 22:51

Prej një kohe të gjatë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha aludohet për një lidhje dashurie, e cila nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët.

Megjithatë komentet e shumta të përzemërta të tyre në rrjete sociale nuk kanë lënë shumë hapësira për dyshim për një lidhje sentimentale mes tyre.

Më e fundit vjen nga Çiljeta në një foto të Hoxhës ku ajo ka shkruar: “E di Ti ca mendimi Kam per ket foto,”-ka shkruar këngëtarja duke vijuar me të puthura dhe zemra.

Mesa duket duke qenë se Çilit i ka pëlqyer shumë kjo foto, Albani e ka vendosur edhe kryesore në profilin e tij në Instagram.

Image