Agolli ka një mesazh për Maqedoninë

Sport September 04, 2016 - 20:07

Ansi Agolli shpreson se Kombëtarja shqiptare do ta nis me rezultat pozitiv fazën eliminatore për Botërorin ‘Rusia 2018’

“E rëndësishme është që ta nisim fazën eliminatore me rezultat pozitiv. Nuk kemi një emër të madh përballë, por e dimë se ata janë të vështirë”, ka thënë Agolli.

“Lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë janë shumë cilësor, ashtu si sulmuesit”, shtoi Agolli.

“Kapiten? Nuk ka rëndësi se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit”, tha mes tjerash mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Shqipëria dhe Maqedonia përballen të hënën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’. /Express/