Gjermania i nis frikshëm kualifikueset e botërorit (Video)

Sport September 04, 2016 - 22:43

Kombëtarja gjermane ka fituara në udhëtim te Norvegjia me rezultat 3-0.

Gjermania e ka nisur si është më së miri kampanjën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Kjo pasi, kanë mposhtur Norvegjinë në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat të thellë 3-0.

Djelmoshat e trajnerit Joachim Low e nisën furishëm takimin duke treguar me fillim që kanë ardhur për fitore.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i parë i tyre, që shënuan me anë të sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili shënoi në minutën e 16-të.

‘Panzerët’ deri në fund të pjesës së parë arritën të shënojnë edhe njëherë në minutën e 45-të me anë të Joshua Kimmich, i cili mori një asistim të mirë nga Muller dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte paksa më agresiv pasi për 15-të minutë, u dhanë tre kartonë të verdhë, një për Gjermaninë dhe dy për Norvegjinë.

Megjithatë, Gjermania bënte lojën e tij dhe shënoi edhe golin e tretë, me anë të Thomas Mullerit, i cili shënoi golin e dytë personal.

Goli erdhi në minutën e 60-të pas një asistimi të mesfushorit të Juventusit, Sami Khedira.

Deri në fund të ndeshjes kishte edhe disa gjysmë-raste, por jo edhe gola dhe në fund u gëzuan gjermanët që fituan me rezultat 3-0, duke u bërë lider të Grupit C. /Telegrafi/