“Finlanda ka më shumë presion se Kosova”

Sport September 04, 2016 - 23:23

Albert Bunjaki ka thënë se Finlanda ndihet më shumë në presion se Kosova për ndeshjen e së hënës mbrëma

“Ka kohë që vëzhgojmë Finlandën. Me ardhjen e trajnerit të ri, mendoj se ata janë përmirësuar më shumë, sidomos në mbrojtje”, ka thënë Bunjaki për Supersport Kosova.

“Ata luajnë kohë pas kohe me formacionin 3-5-2 apo edhe 4-4-2. Ne në stërvitje kemi bërë disa skema për këtë. Ata kanë paralajmëruar se do të bëjnë një lojë ofensive dhe presioni është i madh te ta pasi me një fjalë janë të detyruar që të bëjnë lojë ofensive kundër një ekipi që paraqitet për herë të parë. Ndoshta kjo do të jetë pozitive për ne”, shtoi Bunjaki.