Ministri Shala: Kosova dominoi ndaj ekipit nikoqir me një lojë cilësore

Sport September 05, 2016 - 23:02

Ministri i Sportit i Kosovës, Kujtim Shala, ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll për paraqitjen në përballje me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, duke barazuar dhe siguruar një pikë.

"Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte, ndonëse nuk ka arritur të fitojë, ka zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe cilësore dhe ka dominuar ndaj ekpit nikoqir, Finlandës, duke barazuar dhe kësisoj ka arritur të marrë një pikë për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018", ka thënë Shala, bën të ditur një komunikatë qeveritare.

"I uroj futbollistët dhe drejtuesit e Përfaqësueses për paraqitjen në Finlandë, ku kemi treguar se posedojmë cilësi dhe e meritojmë të zhvillojmë gara bashkë me shtetet tjera në mënyrë të barabartë. Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderojë edhe tërë tifozët e në veçanti “Dardanët” për përkrahjen e Përfaqësueses", ka shtuar Shala.