Trajneri i Finlandës: Kosova ishte e gjallë, e mbushur me energji

Sport September 05, 2016 - 23:06

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Finlandës, Hans Backe e ka përgëzuar Përfaqësuesen e Kosovës për paraqitjen e sontme, në barazimin 1:1, përcjellë Zëri.

“Kosova ishte mjaft e gjallë. E mbushur me energji. Ata mund të vraponin për 90 minuta. Një ekip mjaft i mirë, mjaft i rrezikshëm”, ka thënë trajneri finlandez. /Zëri/