Bernard Berisha: Merituam më shumë se një pikë

Sport September 05, 2016 - 23:14

Bernard Berisha ka thënë se Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Finlandës, pas barazimit 1:1

“Ishte një ndeshje e vështirë duke parë nëpër gjithçka që kaluam. Këtë pikë do t’ia dedikojmë të gjithëve dhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë”, tha Berisha.

“Do të mundohem që të japë gjithmonë më të mirën. E dimë se dikush duhet t’u japë zemër dhe do ta bëjë këtë gjithmonë në fushë. Kemi një grup shumë të mirë dhe do të arrijmë rezultate pozitive”, shtoi Bernard Berisha për Super Sport Kosovën.

“Mendoj se merituam që të fitojmë ndeshjen. Por dëshira për ta bërë këtë, ndoshta ka ndikuar te ne, nuk ishim shumë të qetë”, përfundoi ai.