Tifozët e Kosovës turpërojnë presidentin Thaçi në Finlandë (VIDEO)

Sport September 05, 2016 - 23:24

Në Turku të Finlandës kishte shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi për ta parë ndeshjen e parë historike të Përfaqësueses së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, edhe pse presidenti Thaçi u shpreh mjaft i gëzuar për sigurimin e pikës së parë të përfaqësueses kosovare, tifozët ishin ata që pas përfundimit të ndeshjes e bënë për “pesë pare”, presidentin, raporton “Zeri.info”.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët i brohoritën Thaçit “Pronto”, e “Vetëvendosje”, përcjell “Zeri.info”.

Për më shumë shikojeni videon ekskluzive që ka siguruar “Zeri.info”.